top of page
Writer's pictureAlb ww

Filarmonia Klasike e Bonit në Gjermani ka ne krye violinisten e famshme shqiptare, Ervis Gega-Dodi


Nga Juli Prifti - 29/06/2021

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ Filarmonia Klasike e Bonit në Gjermani ka zgjedhur violinisten e famshme me origjinë shqiptare, Ervis Gega-Dodi si drejtuese të përgjithshme të saj. Bordi drejtues i Filarmonisë e votoi unanimisht. Lajmi u publikua zyrtarisht dhe në mediat gjermane. Violinistja Gega-Dodi zgjidhet në këtë mënyrë pasardhëse në post e dirigjentit të njohur gjerman, Heribert Beissel, i cili e themeloi Filarmoninë Klasike të Bonit dhe e drejtoi atë vetë, mbi 50 vjet me radhë. Ishte porosia e fundit e dirigjentit Beissel, para se të ndërronte jetë pak javë më parë, që Gega-Dodi të marrë përsipër drejtimin e Filarmonisë Klasike të Bonit. “Sepse ajo ka aftësitë muzikore dhe përvojën…Përveç kësaj, emri i saj është shumë i njohur në qarqet artistike, me të cilat ajo është e lidhur shumë mirë ”, shkruhej ndër të tjera në amanetin e prof. Beissel. Filarmonia Klasike e Bonit performon në sallat më të famshme muzikore të Gjermanisë, midis të tjerash me shumë sukses me serinë e repertorit të Klasikës Vjeneze (Wiener Klassik). “Ne do ta vazhdojmë serinë e Klasikës Vjeneze. Dhe do ta përdorim skenën për artistë me famë ndërkombëtare, si dhe si trampolinë për dirigjentë të rinj, të talentuar”, u shpreh Ervis Gega-Dodi pas marrjes së drejtimit të Filarmonisë Klasike të Bonit. Me veprimtarinë 18 vjeçare si mësimdhënëse ndër të tjera në Universitetin-Johannes Gutenberg, në Konservatorin e Muzikës Peter Cornelius, në Akademinë më të madhe të Muzikës së Dhomës Villa Musica, në kurse të suksesshme masteri në Gjermani dhe në Itali prof. Ervis Gega-Dodi ka bërë një emër të shquar dhe të vlerësuar në komunitetin e docentëve të muzikës në Europë. Universiteti-Johannes Gutenberg Mainz në Gjermani e ka nderuar në 2018-ën violinisten dhe docenten Ervis Gega-Dodi me çmimin më të lartë për mësimdhënësit e muzikës. Një numër i madh studentësh universitarë të saj fitojnë prej vitesh çmime të njohura kombëtare në Gjermani dhe në botë. Violinistja Ervis Gega-Dodi është fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare, ndër ta e Çmimit Ndërkombëtar “Yfrah Neaman”. Ajo ka veprimtari koncertale në të gjithë botën që nga Londra e Berlini, në Amerikën e Jugut dhe Afrikën e Jugut. Ervis Gega -Dodi është Qytetare Nderi e Fierit, qyteti ku lindi dhe kaloi fëmijërinë

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page