Anna Oxa
Anna Oxa e lindur (me emrin Iliriana Hoxha) me (28 prill 1961 në Bari), është këngëtare italiane me origjinë shqiptare,] (Krujë) e bërë e njohur me shfaqjet e saja në festivalin Sanremo, prej vitit 1987. Këngët e saj janë "Ti lascerò", "Storie" dhe "Senza pietà", kjo e fundit ka fituar në vitin 1999.
Me ndihmën e Ivano Fossati-t mori pjesë për herë të parë në festivalin e San Remos në vitin 1978 (ku u paraqit me një pamje interesante : “punk look”) me këngën “Un'emozione da poco”. Kënga mori vendin e dyte, dhe fitoi ne seksionin “giovani” (çmim për të rinj). Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos : në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali). Me Fausto Leali-n në vitin 1989 mori pjesë në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë.
Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t.