Balerina shqiptare pjesë e nje filmi të huaj
Balerina shqiptare Klaudia Pepa është duke kaluar periudhën më te bukur të jetës së saj pasi i është realizuar më në fund ëndrra e saj më e madhe.
Balerina shqiptare do të marrë pjesë në një film, që titullohet “REVERSE” dhe është projekti më i fundit nga Giuseppe Lepore për Bielle Re.
I shkruar nga skenaristi francez Guillaume Pichon, ky projekt do të drejtohet nga Mauro John Capece dhe ka karakter thriller ligjor, që do t’ju lërë të gjithëve pa fjalë.
Thrilleri ku interpretojnë Corinna Coroneo dhe Adrien Liss, ndër të tjera, do të shënojë debutimin e shqiptares Klaudia Pepa bashkë me Beppe Convertini.
Ky lajm ka gëzuar pa masë Klaudian, e cila ka reaguar përmes një sërë postimesh në story, ku shprehet se i është bërë ëndrra realitet!
“Dua të ndaj me ju një lajm të bukur. Më në fund, ëndrra ime u bë realitet”, shprehet ajo.