Blerta Zhegu artiste me karriere Nderkombetare , fituese e shume cmimeve prestigjoze Itali, France, Prishtine, Shqiperi
Interviste /LilianaPere- Blerta zhegu
Blerta Zhegu është fituese e disa konkurseve ndërkombëtare, si: Çmimi i I në Konkursin ArsKosova në Prishtinë, Çmimi Special i Jurisë në kategorinë “canto Lirico”, në edicionin e gjashtë të Rassegna Concertistica në Montichiari, Itali, Çmimi i III në Konkursin “Trofeo la Fenice” të Seravezza-s, Itali.
E lindur në Tiranë në një familje artdashëse, Blerta Zhegu nis studimet e kantos që në moshën 14 vjeçare me Prof. Nina Mula (Mjeshër i Madh) dhe diplomohet më 2007 në Akademinë e Arteve të Tiranës (sot Universiteti i Arteve), në Fakultetin e Muzikës, dega “Kanto”, me rezultatin maksimal.
Në vijim të përsosjes së saj si soprano, ajo ndjek një specializim dyvjeçar në Konservatorin “Claudio Monteverdi ”të Bolzanos, Itali, të cilin e mbaron me rezultatin maksimal, si dhe një specializim tjetër në Konservatorin “Darius Milhaud”, të Aix en Provence-s, në Francë. Gjatë kësaj periudhe ndiqet profesionalisht edhe nga Maestro Nathaniel Brodsky (ish solist i Operës së Chicago-s dhe i “Metropolitan Opera”të New York-ut).
Në sezonin 2013-2014 ajo është stazhiere në strukturën prestigjoze Centre National d'Artistes Lyriques ,(CNIPAL) në Marsejë.
Formimi i saj si artiste është plotësuar gjithashtu edhe nga Masterclass-e të ndryshme me personalitete të shquara si: Renato Bruson, Leo Nucci, Jose van Dam, Luciana Serra, Sophie Koch, Claudio Desderi, Giulio di Raco, Enzo Tei, Claudine Ducret, Laure Florentin Jean Marc Bouget, Claudia Rueggeberg, Bruna Baglioni, Yvonne Minton e Inva Mula.
Karriera e saj skenike fillon në Itali, në Teatrin Komunal të Bolzanos, në rolin e Lusit (Lucy) tekopera “The Telephone ”e G. Menottit.Më pas është pjesëmarrëse në një numër të madh koncertesh në teatrot e Siena-s, Vicenza-s, Rovigo,-s Bolzano-s, për të interpretuar më 2012 një tjetër Lucy, këtë herë personazh i Kurt Weill-it tek “Der Dreigroschenoper” (Opera për tre grosh), në teatrot e Livorno-s, Pisa-s e Lucca-s.
Pas kthimit nga Italia në Shqipëri është aktive si soliste në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit me rolin e Adinës (“ L'Elisir d'Amore ”, Donizetti) ; me “Carmina Burana-n”e Carl Orff-it dhe me “ Ëndërr e një nate vere ” e F.Mendelssohn Bartholdy.
Në nëntor të vitit 2012, Blerta Zhegu ftohet në Quito (Ekuador) dhe interpreton me sukses në Sinfonine IV të G.Mahlerit, ndërsa në maj 2013 paraqet recitalin e saj “Plaisir d’amour”, në sallën e Universitetit te Arteve.
Prej disa vitesh ajo jeton në Francë, ku ka interpretuar si soliste në koncerte të ndryshme në Operën e Marsejës, në“Opera Grand” të Avignon-it, “Domaine d’O” në Montpellier, “Auditorium Campra”, “Pavillon Vendome” e “Hotel de Ville” në Aix en Provence, etj dhe ka qene e ftuar disa here si pedagoge për të zhvilluar stazhe kantoje brenda dhe jashte Frances.
Blerta Zhegu është fituese e disa konkurseve ndërkombëtare, si: Çmimi i I në Konkursin ArsKosova në Prishtinë, Çmimi Special i Jurisë në kategorinë “canto Lirico”, në edicionin e gjashtë të Rassegna Concertistica në Montichiari, Itali, Çmimi i III në Konkursin “Trofeo la Fenice” të Seravezza-s, Itali.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka bashkëpunuar me artistë: Nathalie Marin, Oleg Arapi, Eddie de Nadai, Vittorio Parisi, Roni Porat, Emir Saul, Nicolas Cante, Edmond Doko, Paolo Coletta and Samuel Jean, Emanuele Plasson e Michel Plasson.
Para disa muajsh, në Teatro Coccia të Novarës, Itali, në rolin e Valerias, ajo ka qenë me shumë sukses protagonistja e premieres absolute botërore të operas “Il canto dell’amore trionfante”,të kompozitorit italian Paolo Coletta.
Që nga ajo kohë ajo ka interpretuar në disakoncerte në“Auditorium Campra”, “Pavillon Vendome”, etj të qytetit të Aix en Provence-s.Në korrik të këtij viti kam qenë fituese e një stazhi në Akademinë Internacionale të Muzikës Franceze, të organizuar prej dirigjentit të mirënjohur Michel Plasson, stazh i finalizuar nga një koncert në “Domaine du Regismont le Haut”. Në fund të gushtit ajo do të interpretoje në dy recitale për Festivalin “Musique dans la Rue” në Hotel de Ville të Aix en Provence-s.