Gjermani.Performanca e artistes dhe debutimet e saj, kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale e prestigjioze midis tyre: Prezantimi i saj në Filarmoninë e Kölnit tek Musik Trionale Intern. Festival (që me rolin e saj solist lidh dy stile muzikor me pole të kundërta atë klasik me Jazz-Blues, International Jazz Contest në Spanjë (Fituese e çmimit - Best femal performing), NRW Festival Bonn (Lauruar) pa lënë pa përmendur gjithashtu Eda është soliste në realizimin e një sërë kolonash zanore të shumë filmave serial televiziv të stacioneve më prestigjioze Gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare të shumë Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Maybach, Nivea, Seat-Mambo, L´Orèal etj).
Eda Zari
Eda Zari lindi në Tiranë. me 21 nëntor 1972 Është këngëtare, producente, kompozitore nga Shqipëria.
Jeta
Eda Zari, lindur me 21 nëntor në Tiranë, jeton prej tetorit të vitit 1990 në Gjermani. 4 vjeç nis të këndoj nën influencën muzikale të vëllait të saj, kitaristit Agim Zari, si dhe më pas pasionit të saj iu shtua adhurimi për muzikën dhe repertorin baladesk të stilit Jazz. Gjithashtu ajo është pinjollë e dinastisë Lela, një ndër grupet e mirënjohura të muzikë tradicionale Përmetare, përmendim klarinetistin Remzi Lela "Çobani" dhe këngëtarin Myslym Lela. 6 vjet dalja për herë të parë në skenë, me 16 vjet prezantohet profesionalisht, në festivalin kombëtar të RTSH, ku pasojnë gjithashtu prezantimet si anonçuese në TVSH në bashkëpunim me regjisorët: Leonard Gjata, Osman Mula. Kryen maturën dega Kanto në Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë. Pas dramës politike që familja e saj pësoi në shkurt të vitit 1990 (Ilirjan Zari, u vra nga forcat kufitare të regjimit komunist me 3 shkurt 1990), Zari emigron për të vazhduar studimet në Gjermani, në Konservatorin e Kölnit "Musikhochschule" Köln-Gjermani, me kurorëzimin e marrjes së Diplomës si "State Graduated Diplome Oper Singer". Gjatë kësaj kohe është soliste në projekte të ndryshme duke përfshirë: Opera, Musical, Opereta dhe shumë prezantime recitale të formës koncertante me formacione Orkestrale, WDR -Rundfunk Orchestra (West German Radio), orkestra e dhomës Dresden, WDR TV etj. Gjate kësaj kohe Zari është mjaft e kërkuar për shumë aktivitete e projekte internacionale. Ajo tashmë ka realizuar nëntë albume muzikore Klasik-Jasz, Pop-Soul, dhe World Muzik, ku në të cilat nuk mund të lihen pa përmendur ko-produksionet me një sërë bands dhe artistë të mirënjohur internacional, midis tyre kitaristi i mirënjohur amerikan Mike Stern (L.A), kitaristi i Sting, Dominic Miller, trompetisti franko-libanez Ibrahim Maalouf, pianisti Florian Weber, musical star nga Londra John Cashmore, perkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam, perkusionisti i mirënjohur Ben Aámara Abdel Rhani Krija nga Casablanca (Marroko, Sting & Peter Gabriel perkusionist), Hans Lüdemann, Markus Joggerst, dirigjenti i mirënjohur Sir Froschauer, pianisti dhe produsenti Gert Kapo dhe kështu lista vazhdon ....
Performanca e artistes dhe debutimet e saj, kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale e prestigjioze midis tyre: Prezantimi i saj në Filarmoninë e Kölnit tek Musik Trionale Intern. Festival (që me rolin e saj solist lidh dy stile muzikor me pole të kundërta atë klasik me Jazz-Blues, International Jazz Contest në Spanjë (Fituese e çmimit - Best femal performing), NRW Festival Bonn (Lauruar) pa lënë pa përmendur gjithashtu Eda është soliste në realizimin e një sërë kolonash zanore të shumë filmave serial televiziv të stacioneve më prestigjioze Gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare të shumë Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Maybach, Nivea, Seat-Mambo, L´Orèal etj).
Nuk mund të lihet pa përmendur CD "EJA" (kolona zanore që prezantonte zyrtarisht Pavijonin Shqiptar gjatë pesë muajve në Panairin Botëror "EXPO 2000" Hannover / Gjermani) që iu sponsorizua Shqipërisë nga vetë artistja. Ky titull u kompozua, tekstua dhe u interpretua nga Eda Zari e cila kooperoi me Label Mirela Records në Köln dhe Dinastine Lela. Zari ka përkrahur dhe ndihmuar iniciativat e shumë institucioneve dhe organizatave Internacionale me mision humanitar, duke organizuar koncerte benifitare (ndër të tjerash) për fëmijët Jetim, femijet me leukemi, për te sëmuret H.I.V.positiv dhe koncerte tjera të këtij karakteri. Për të pasur një tablo më te plotë e konkrete të këtyre aktiviteteve si dhe çmimeve të fituara në festivalet internacionale, dhe titujve të nderuar dhuruar kësaj artisteje, ju lutemi referohuni tek Referimet, Awards & more në faqen zyrtare: www.eda-zari.com vizito #edazari ne Youtube, Fb, Twitter, Instagram etj.
Diskografia
Statement (Intuition Music Schott Media GmbH Germany)
Supernaturale (Labia Label)
Eja (Neon Media Prod.Germany)
The spirit of jazz (Greenhouse Label Germany)
Another world (Greenhouse Label Germany)
Art of time (Laika Records Label Germany)
Lazy standart (K&K Verlagsanstalt Germany)
Euphoria (Kaba Music. Rec. Germany
Toka Incognita ( Intuition Germany)
Entropy (Enja Records Germany)