HISTORI SUKSESI/ Mezzosopranoja shqiptare nga Kosova Flaka Goranci
Shqiptarja, e suksesshme, Mezzosopranoja Flaka Goranci, gjate promovimit te CD-se “Albanian Flowers” – me kenge nga Shqiperia dhe Kosova ne Vjene te Austrise.
Flaka Goranci pjesemarrese ne koncerte te ndryshme si: Gjermani, Zvicer, Itali, Angli, Israel, Maqedoni, Mal te zi, Kosove, Shqiperi, Hungari, Austri etj…
Ajo punon me orchestra te ndryshme si : Concentus Musicus, Rahmat Hasharon Orkestra, Buchmann-Mehta Orkestra, Okestra e Operes dhe baletit ne Tirane, Okestra e RTSH ne Tirane, Filharmonia e Kosoves dhe Maqedonise etj…
Me dirigjent te njohur si: Nicolaus Harnoncourt, Manfred Mayrhofer, Vitorio Parisi, Rafet Rudi, Desar Sulejmani. Zhani Ciko, Jetmir Barbullushi, Edmond Doko etj…
Po ashtu me regjisore te operas si: Uwe Eric Laufenberg, Niv Hoffman, Michael Grover Friedlander, Dani Ehrlich, Nikolin Gurakuqi etj…
Masterklase me emra te njohur si: Dan Ettinger, Charles Spencer, Vito Brunetti, Carmen Gonzalez, Caroline Merz etj…
Tashme ka dy vite qe jeton dhe vepron ne qytetin e muzikes ne Vjene. Fitoj nje burse nga fondacioni I sopranos se famshme Hilde Zadek ne fushen e interpretimit te Liedeve Gjermane me prof. Walther Moore, studim ky I cili me ben edhe nje kengetare Liedesh gjermane dhe te kengeve ne pergjithesi e qe eshte nje specialitet me vete.
Ne Vjene jam mjaft e pranishme neper koncerte te ndryshme dhe opera te ndryshme. Per momentin do te realizoj rolin e Ida-se ne operen “Gemma di Vergy” nga Donizetti dhe vlen te permendet edhe ngjitja ne skene ne rolin e Vajzes se Luleve me dirigjentin shume te njohur austriak Nicolaus Harnoncourt!
Intervista ;
Sa e veshtire ka qene rruga e suksesit per Flaka Gorancin dhe si e ka menaxhuar ajo?
Flaka Goranci; Si nje artiste e re me shume sfida, perkushtim dhe sacrifice mund te them, qe ajo qe na duhet neve artisteve me se shumti, eshte puna. Fati eshte pjese e rendesishme fati shpeshhere te ze gjate procesit te punes.
Flaka Goranci flet per jetshkrimin dhe rrugen drejt suksesit: Une jam Flaka Goranci, kam lindur ne Gjakove me 15 korrik 1985.Qe ne moshen 7 vjeçare fillova te luaj ne piano kurse ne moshen 9 vjeqare fillova te kendoj ne koncertet per femije, ku u shperbleva me disa cmime te para. Gjate kohes se luftes, ne u vendosem ne Shqiperi si shumica nga Kosova atehere, dhe qe nga ajo kohe u krijuan lidhjet edhe me shume me Shqiperine dhe dashuria per kete vend sa erdhi e u be edhe me e madhe, edhe pse gjyshja ime vinte nga Shqiperia. Keshtu, ne vitin 2004 fillova studimet per Kanto ne klasen e Profesoreshes Suzana Frasheri. 4 vitet e mia ne Tirane, ishin vite te studimit, punes, sakrifices, perkushtimit duke kulminuar me suksesin ne Teatrin e Operes ne Tirane, si 22 vjecare interpretova rolin e Rosines ne operen “Il barbiere di Siviglia” nje opera nga Rossini me shume kerkesa teknike dhe muzikale dhe rolin e Cherubino-s nga opera “Le nozze di Figaro” – Mozart, sukses ky I cili me sherbeu shume, ku menjehere pas studimeve ne Tirane fitova nje burse studimi master ne “Buchmann Mehta School of Music” ne Tel aviv, Israel ne klasen e prof. Tamar Rachum.
Poashtu, gjate studimeve ne Tirane, ne audicionin e hapur nga Teatri amerikan “LaMaMa etc…” ne NEW York me regjisoren e famshme nderkombetare Ellen Stewart une fitova te luaj ne rolet kryesore ne tri shfaqjet “Il Corvo”, “Aesclepius” dhe Diana, te drejuara nga po e njejta regjisore e te cilat u realizuan ne Bienalen e Venecias, ne Festivalin e Butrint-it dhe ne Prishtine. Dy vite studimi ne Israel ishin mjaft te ngjeshura, normalisht qe kerkesat ishin shume me te medha nga ato qe I hasim ne pergjithesi neper shkollat ne Ballkan.
Ne Izrael interpretova rolin e Dorabelles nga opera “Cosi fan tutte” – Mozart, Dido nga “Dido and Aeneas” – Purcell dhe die Mutter nga opera e K. Weill “Der Jasager”.
Kam qene pjesemarrese ne koncerte te ndryshme si: Gjermani, Zvicer, Itali, Angli, Israel, Maqedoni, Mal te zi, Kosove, Shqiperi, Hungari, Austri etj…Kam punuar me orchestra te ndryshme si : Concentus Musicus, Rahmat Hasharon Orkestra, Buchmann-Mehta Orkestra, Orkestra e Operes dhe baletit ne Tirane, Okestra e RTSH ne Tirane, Filharmonia e Kosoves dhe Maqedonise etj…
Me dirigjent te njohur si: Nicolaus Harnoncourt, Manfred Mayrhofer, Vitorio Parisi, Rafet Rudi, Desar Sulejmani. Zhani Ciko, Jetmir Barbullushi, Edmond Doko etj…
Poashtu me regjisore te operas si: Uwe Eric Laufenberg, Niv Hoffman, Michael Grover Friedlander, Dani Ehrlich, Nikolin Gurakuqi etj…
Poashtu Masterklase me emra te njohur si: Dan Ettinger, Charles Spencer, Vito Brunetti, Carmen Gonzalez, Caroline Merz etj…
Kurse ne Vjene fitova nje Burse nga fondacioni I sopranos se famshme Hilde Zadek I cili mbeshtet kengetaret e rinje te operes, dhe keshtu edhe u vendosa ne Vjene. Tashme ka dy vite qe jetoj dhe veproj ne qytetin e muzikes ne Vjene. Ketu, mora mesimePRIVATE ne fushen e interpretimit te Liedeve Gjermane me prof. Walther Moore, studim ky I cili me ben edhe nje kengetare Liedesh gjermane dhe te kengeve ne pergjithesi e qe eshte nje specialitet ne vete.
Ne Vjene jam mjaft e pranishme neper koncerte te ndryshme dhe opera te ndryshme. Per momentin do te realizoj rolin e Ida-se ne operen “Gemma di Vergy” nga Donizetti dhe vlen te permendet edhe ngjitja ne skene ne rolin e Vajzes se Luleve me dirigjentin shume te njohur austriak Nicolaus Harnoncourt!
Liliana Pere:Ju keni pregatitur njé CD me qellimin nepermjet kesaj CD-je vendi jone (nepermjet fotove ne liberth), poetika ( tekstet e kengeve te perkthyera) dhe muzika (kenget ne CD) te njihen nga popujt e ndryshem neper bote.
Flaka Goranci: Po ester e vertete. Per mua ka qene nje pune mjaft e madhe, me jane dashur me shume se dy vite per te kurorezuar nje pune te tille. Deshira ime pikerisht per nje projekt te tille, erdhi si pasoje e asaj qe fatkeqesisht Muzika dhe Kultura jone shqiptare njihen shume pak ose fare neper bote. Qellimi im eshte qe nepermjet kesaj CD-je vendi jone (nepermjet fotove ne liberth), poetika ( tekstet e kengeve te perkthyera) dhe muzika (kenget ne CD) te njihen nga popujt e ndryshem neper bote.Se fundmi, ne muajin Maj 2015 kam realizuar nje projekt timin, nje CD internacionale me kenge nga Shqiperia dhe Kosova! CD-ja titullohet “AlbanianFLOWERS” – songs from Albania and Kosovo. Producent I kesaj CD-je eshte firma e njohur austriake “Gramola” e cila po ben edhe distribuimin e CD-se ne tregun nderkombetar. CD-ja permban 11 kenge nga zona te ndryshme te Shqiperise dhe Kosoves, por te perpunuara ne frymen e muzikes klasike – impresioniste nga kompozitori shume I talentuar me aktivitet ne Gjermani, Kushtrim Gashi.Ansambli muzikor I titulluar “Dielli” perbehet edhe nga instrumentist nga Filharmonia e Vjenes si : Edison Pashko, Adela Frasineanu dhe Mennan Berveniku!Bashke me CD-ne eshte edhe nje Booklet – Liberth qe permban tekstet e kengeve ne Shqip-Gjermanisht dhe Anglisht, me fotot nga vendet me te bukura te Shqiperise dhe Kosoves si dhe nje pershkrim te muzikes Shqiptare profesori Austriak Christian Heindl. CD-ja deri me tani eshte vleresuar shume nga kritika austriake, dhe deri me tani eshte perkrahur nga disa Institucione ne Austri, Kosove dhe Shqiperi.
Liliana Pere-Si jane Lidhjet dhe nostalgjia e Flakes me Shqiperine dhe Kosoven dhe cilat jane projektet e saj te aferta?
Flaka Goranci: Edhe pse me nje aktivitet mjaft te ngjeshur, lidhjet me Shqiperine dhe Kosoven mundohem ti mbaj sa me shume. Ne nentor, bashke me ansamblin “Dielli”, do te jemi me disa koncerte promovuese te CD-se “Albanian Flowers” ne Shqiperi dhe Kosove. Ne Korrik vij me nje koncert ne Festivalin e Beratit bashke me nje DUO asutriake.Vijme me nje concert Jazz, me kenge shqiptare dhe austriake te perpunuara si dhe nga programi standard jazz. Per mua do te jete edhe hera e pare qe dal ne skene me nje program tjeter nga ai klasik!
Liliana Pere:Cfare ka hobi Flaka ne kohen e lire ?
Flaka Goranci:…me pelqen te luaj piano, te pikturoj, te bej not, te vallzoj dhe ta kaloj me shoqerine time kudo qe ndodhem.
Liliana Pere: Flaka desha te di c’fare talenti trashegon Flaka nga prinderit ,prejardhjen tuaj familjare dhe c’fare mbeshtetje ka pasur Flaka si artiste ne rrugen e saj?
Flaka Goranci: Familja…Babi im Flamuri, eshte inzhinjer I elektroteknikes kurse nana Iliriana eshte Doktoreshe Specialiste per semnudjet Interne dhe Endokrinologji. Asnjeri nga dy prinderit e mi nuk jane muzikante por qe te dy me nje pasion te rralle ndaj kultures ne pergjithesi. Jam me fat qe kam dy prinder te cilet kane qene perkrahesit me te medhenje per mua jo vetem ne profesion por edhe ne evente te tjera qe jeta sjell. Kurse ne femijet te gjithe I jemi futur rruges se Artit! Motra ime Dardana eshte dizajnere e grafikes dhe gazetare kurse vellau Im I vogel Albani, eshteSTUDENT per aktrim dhe komunikim masiv.
Muzika dhe kultura ne pergjithesi, ka qene e pranishme neper breza ne familjen tone…edhe pse shumica nga familja e ngushte jane piktore me profesion, e di qe stergjyshi im Cana, luante ne mandoline dhe kendonte qysh ne ato kohe.
Liliana Pere: Edashur Flaka ,deshiroj te di se c’fare mesazhi jepni per artistet shqiptare neper bote ne teresi?
Flaka Goranci: Mesazh per artistet ! Jo vetem ne profesionin tone por edhe ne cdo profesion tjeter, mundesia mund te te ofrohet, por nese nuk ofrohet ajo duhet te kerkohet! Vetem me kembengulje arrijme qellimet tona. Arti nuk duhet te behet vetem per show, por duhet te kete edhe mision per njerezimin, prandaj duhet vleresuar si I tille!
Liliana Pere: Si e shikon Flaka pozicionin e Gruas shqiptare sot?
Flaka: Mesazh per gruan shqiptare!
Deri me tani kemi shembuj te mrekullueshem te femrave shqiptare neper bote. Mendoj qe femra shqiptare eshte nje karakter shume I forte! Ne te njeten kohe ajo mund te beje njeKARRIERE te suksesshme, te jete nje nene e mire, nje grua e mire dhe nje amvise e mire!Mendoj qe shkollimi dhe perkrahja nga familja ne cdo aspekt eshte I domosdoshem per ngritjen e femres, sidomos tek ne duke qene me shume nje shoqeri patriarkale. Shkollimi dhe edukimi I brezave te rinje eshte pika kyqe per nje femer.
-Ju faleminderit per Intervisten, dhe ju uroj suksese nga zemra ne karrieren tuaj artistike
Liliana Pere
Presidente