top of page

Flet Etrita Ibraimi pianistja u diplomua me “Dhjetë dhe lavdërime” ekuivalente e “Medaljes së Artë,




Flet Etrita Ibraimi pianistja e suksesshme nga Roma.


Interviste nga Liliana Pere/Histori suksesi



Etrita Ibrahimi, e lindur dhe e rritur në Tiranë, në një familje të njohur artistësh, u largua nga Shqipëria në vitin 1989, meqenëse, pasi konkurroi për piano në Konservatorin “Giuseppe Verdi” të Torinos (Itali), menjëherë fitoi bursë studimi për në atë konservator.


Fëmijëria e saj u karakterizua nga prania e vazhdueshme e muzikës dhe e artit, jo vetëm se kishte lindur në këtë mjedis, por edhe sepse që në moshën 4-vjeçare, filloi studimin e pianos me babain e saj, një ndër kompozitorët më të mëdhenj shqiptar, Feim Ibrahimi, për ta vazhduar atë më pas me suksese të njëpasnjëshme dhe me rezultate të shkëlqyera, në Liceun Artistik dhe në Institutin e Lartë të Arteve, deri në momentin e largimit nga Shqipëria.


Familja e saj është nga më të njohurat në Shqipëri për vetë faktin e shumëditur se Feim Ibrahimi ishte dhe është një figurë qendrore e muzikës shqiptare, i cili, pavarësisht funksioneve që ka pasur në të drejtuarit e artit muzikor në Shqipëri, ishte dhe personalitet artistik, çka e dëshmojnë veprat e tij të të gjitha zhanreve dhe të cilësuarit nga kritika muzikore si kompozitori që tronditi tabutë e realizmit socialist dhe si i pari që modernizoi muzikën serioze shqiptare.


Pikërisht, me këtë edukatë dhe me këto parime është mbrujtur Etrita që kur ka lindur, sepse ajo ka jetuar nga afër të gjitha sukseset dhe peripecitë e babait të saj, ka kaluar të gjithë fëmijërinë dhe rininë e saj me shkrimtarët e mëdhenj, Dritëro Agolli e Ismail Kadare, Fatos Arapi apo Xhevahir Spahiu, etj., me kompozitorët e po aq të mëdhenj shqiptarë, si profesori i Feim Ibrahimit, Tish Daija apo Pjetër Gaci, me muzikologun shumëdimensional grek Georges Leotsakos, apo me shkrimtarët e kompozitorët nga Kosova, si Ali Podrimja, Fahri Beqiri, Zeqirja Ballata, Akil Koci, Rafet Rudi; me regjisorët më të mirë si Piro Milkani apo Kujtim Çashku, me koreografin e shquar Agron Aliaj, me të shkëlqyerit instrumentistë apo këngëtarë si Ibrahim Madhi, Margarita Kristidhi, Gjergj Antoniu, Vaçe Zela, Gaqo Çako, Ramiz Kovaçi, Avni Mula apo profesoreshën e saj Nora Çashku, me të cilët familja e saj ndante orë të shumta dhe ajo rritej me kulturën dhe dijen e këtyre kolosëve të letërsisë e të muzikës, mes një mjedisi të pasur me literaturë artistike dhe muzikore sepse në shtëpinë e tyre librat dhe partiturat ishin pasuria më e madhe.


Në përfundim të studimeve në Torino, ku ajo shkëlqeu përderisa u diplomua me “Dhjetë dhe lavdërime” (ekuivalente e “Medaljes së Artë), në klasën e Prof. Remo Remoli, një nga studentët më të dashur të pianistit me famë botërore, Arturo Benedetti Michelangeli.


Pas diplomimit në piano, ajo iu përkushtua edhe të studiuarit të klaviçembalos, në klasën e Prof. Giorgio Tabacco, njërit prej klaviçembalistëve më të njohur italianë.


Gjithmonë kërkuese drejt shtigjeve të fushave të ndryshme të artit muzikor, u specializua edhe në mësimdhënien e metodës Suzuki .


Bashkë me dy kolegë të saj torinezë themeluan Assiociazione Musicale Suzuki Vercelli, në të cilin ajo ka edhe funksionin e Presidentit.


Etrita ka një jetë koncertale shumë të pasur, jetë e cila ka filluar që në moshën 10-vjeçare. Koncerte të shumta recitale apo me orkestër simfonike jo vetëm në Shqipëri, por edhe një radhë koncertesh në të gjitha qytetet e krahinës së Piemonte-s (Itali) e në qytete të tjera të Italisë (Roma, Milano, Trento, Genova etj.), në Austri, Spanjë, Çeki, Francë, Kosovë, Mal i Zi, Kroaci, Maqedoni etj. Dhe sukseset nuk i kanë munguar sepse, perveç ovacioneve, shpeshhere eshtë klasifikuar në vendet e para nëpër konkurse të ndryshme, ka regjistruar disa herë për Radio Televizionin Shqiptar, është ftuar nga Brahmsgesellschaft në Baden-Baden (Gjermani), ku ka qëndruar disa kohë në Brahmshaus, për të njohur më thellë jetën dhe veprën e Brahmsit.

Profesioni i saj është muzika, pianoja, mësimdhënia, menaxhimi i eventeve muzikore dhe për karrierën që ka zhvilluar në Itali, në vendin që i krijoi mundësinë të thellonte kulturën e aftësitë e saj profesionale dhe personale e ku ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj për 22 vjet

,

Bashkia e Romës e ka nderuar Etritën me Çmimin Ndërkombëtar për karrierën “Beato Angelico”, çmim që u jepet artisteve të huaja, për kontributin e dhënë në zhvillimin e kulturës së Italisë.


Etrita thotë se talenti nuk është gjithçka. Ajo që të bën të ecësh perpara, është puna dhe vetëm puna. Rruga e saj drejt suksesit ka qenë e mundimshme, me vështirësi nga më të shumtat, por ajo nuk është ndalur asnjëherë përpara pengesave dhe ka mundur që ta menaxhojë lehtësisht karrierën, pasi çdo gjë ka ardhur natyrshëm që nga momenti që ka krijuar një profil të saj të qartë artistik dhe personal. Ajo është një grua e thjeshtë, plotësisht e ndërgjegjshme për prejardhjen e saj, për arritjet e saj, por gjithmonë shumë kërkuese ndaj vetes dhe asnjëherë plotësisht e kënaqur me atë çka bën, edhe pse tashmë është një artiste në karrierë.


Aktualisht ajo jeton në Shqipëri, pasi duhet të ndjekë nga afër procesin e dixhitalizimit të veprave të babait të saj, shpërndarjen dhe ruajtjen e tyre (me të cilat merret Fondacioni Kulturor “Feim Ibrahimi”, ku ajo është Zv/Presidente). Njëkohësisht është Drejtoreshë Artistike e Festivalit Pianistik Ndërkombëtar “Pianodrom”, si edhe pianiste në Teatrin e Operës dhe të Baletit në Tiranë.

Etrita thotë se gruaja është një burim i pashtershëm energjie dhe ajo është në gjendje të kontrollojë dhe të organizojë gjithçka dëshiron. Gratë shqiptare në veçanti, kanë një karakter të fortë që i bën ato të jenë nëna të përkushtuara, bashkëshorte ideale, menaxhere të shkëlqyera dhe askush nuk duhet të lejojë që mbi to të ushtrohet çdo lloj presioni o dhune, psikologjike ose fizike. Ato vetë nuk duhet, kurrsesi, të pranojnë keqtrajtime nga askush dhe shoqëria shqiptare duhet t’i mbrojë ato me çdo kusht.

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page