Joli Agolli Pararisto është një ndër balerinat dhe koreografet shqiptar,prej 27 vitesh jeton ne USA


Joli Agolli Pararisto është një ndër balerinat dhe koreografet shqiptare që prej 27 vitesh është larguar nga Shqipëria duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Miçigan, vend ku ka vijuar profesionin e saj dhe ka mbajtur traditën e folklorit shqiptar, valleve popullore duke themeluar dhe drejtuar Ansamblin e valleve “Gjergj Kastrioti”.
Por, jo vetëm, ajo ka qenë një ndër vajzat e para në Tiranë që shëtiste me motor. E për këtë, ajo ka luajtur në filmin shqiptar “Edhe kështu, edhe ashtu” të regjisorit Bujar Kapexhiu, e njohur në këtë rol si vajza me motor.
Joli ka qenë e ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan e cila ka folur për eksperiencën e sa në këtë film, për profesionin si balerinë në Amerikë dhe për jetën e saj private.
Rudina Magjistari: Si lindi idea për të qenë pjesë e filmit?
Joli Agolli Pararisto: Unë isha një nga vajzat më të që i jepja motorit dhe motori im ishte shumë i madh. Bujar Kapexhiu donte patjetër të gjente një vajzë që t’i jepte vërtet motorit për këtë rolin dhe më kishte parë sigurisht se më kishte parë e gjithë Tirana. Unë si një vajzë adoleshente, jo shumë e pjekur doja të rrija nëpër pishinat, nuk e kisha fare terezinë për të bërë rolin, kështu që u lodh pak Bujar Kapexhiu për të më marrë, por më mori dhe unë e qava atë rol.
Më ka ndjekur gjithë kohës batuta. Kur u ktheva për herë të parë nga Amerika këtu, në rrugën e Kavajës dhe dëgjoj një që më thotë “waaa paska ardhur Joli shoqja e kursit!”. U gëzova shumë.
Rudina Magjistari: Si ishte në ato vite të kishe motor sepse ka qenë një gjë shumë e veçantë?
Joli Agolli Pararisto: Ishte adrenalinë, e jashtëzakonshme. Ishte një ndjenjë e bukur, isha e apasionuar pas çdo gjëje të re e të bukur edhe pse s’më lejohej sepse unë isha balerinë duhet të kisha shumë kujdes. Por adrenalina ishte shumë e bukur dhe e madhe dhe nuk e rezistoja dot. /tvklan.al



