Shqiptarja Tringa Rexhepi – në Kanada një artiste e kompletuar me zemër të madhe Tringa Rexhepi është një artiste e kompletuar; këngëtare, kantautore, aktore.Që e vogël ka pasur pasion artin, muzikën, aktrimin, ushtrimin në piano. Ka lindur në Perlepnic në Gjilan të Kosovës, ku ka kaluar një fëmijëri të lumtur deri në moshën 8 vjeçare bashkë prindërit e pesë me motrat e vëllezërit. Tringa është rritur në një familje artdashëse. Babai, Zeqirja Rexhepi është piktor akademik me master degree që e ka kryer në Zvicër në vitin 1980. Sot, babai i Tringës është profesor arti dhe vazhdon të pikturojë. Mamaja ka qenë aktore e Teatrit të Gjilanit, ndërsa sot është stiliste dhe ka biznesin e saj në Halifax të Kanadasë. Me prindër të tillë, profesionistë të vërtetë të artit, edhe Tringa u dashurua me artin, muzikën, aktrimin, pikturën. Tringa s’mund ta harrojë kurrë vitin 1999 ku familja e saj u detyrua me dhunë të largohej nga shtëpia dhe vendi i saj dhe u vendosën në Kanada. Nuk ishte e lehtë për Tringën 8 vjeçare dhe familjen e saj ta fillojnë jetën nga e para në dhe të huaj. Tringa me talentin dhe pasionin e saj gjatë viteve të gjimnazit u bë anëtare e tetë klubeve të shkollës: “Kids Help Phone” (në ndihmë të fëmijëve), “Anti-Smoking” (për të ndaluar duhanin) “African Heritage Club” (shfaqje teatrale për edukimin e kulturës afrikane) etj. Më pas Tringa fitoi një bursë për të studiuar në shkollën e Teatrit Profesional Neptune Theatre. Ku studioji recitim e piano, ka luajtur rolin kryesor në disa drama të Shekspirit me rezultate të shkëlqyera. Deri në moshën 18 vjeçare ka luajtur 17 drama në disa teatre profesioniste në Halifax. Me pas ; Në Maritime Conservatory of Performing Arts. Fiton sërish një bursë tjetër Ne fushën e artit e muzikës konkurrenca është shumë e madhe dhe vetëm 10 këngëtarë u përzgjodhën për koncertin e David Fosterit “Star Search Atlantic”. Ndërmjet tyre, bënte pjesë edhe Tringa. Sukses i madh, duke ditur që David Foster ka zbuluar këngëtarët më të mirë të botës; Celine Dion, Mariah Carey dhe Michael Jackson. *Në vitin 2008 ka luajtur 6 episode në serialin kanadez “Soul” në krah të yllit kanadez Keshia Chante. *Tringa fitoi edhe bursën për në “June Callwood Harmony Award”, të cilën e fitojnë vetëm 10 studentë në të gjithë Kanadanë. Për këtë arritje, Tringës i ka shkruar edhe Kryeministri Kanadez Stephen Harper. *Në vitin 2009 është pranuar në fakultetin Sheridan College në Oakville, Ontario i cili e ka programin më të lartë për aktrim, këndim, dhe vallëzim në të gjithë Kanadanë. Në këtë program janë pranuar vetëm 20 djem e 20 vajza nga 500 studentë. *Gjithashtu Tringa ka studiuar në New York City në shkollën CAP21 ku ka studiuar Lady Gaga dhe Anne Hathaway. *Në vitin 2012 mbaron fakultetin dhe prej kësaj kohe, jeton në Toronto. Tringa ka marrë pjesë në disa festivale me role kryesore dhe koncerte si: Stephenville Theatre Festival në Newfoundland, Shakespeare By The Sea në Halifax, Segal Centre for the Performing arts në Montreal. Ka kënduar për krah Josh Groban në Air Canada Centre , që është salla më e madhe në Kanada dhe Natalie Weiss. Si këngëtare dhe aktore profesioniste, është anëtare e Equity dhe ACTRA. Gjithashtu,është anëtare e Kryesisë Shqiptaro - Kanadeze në Toronto prej dy vjetësh. Në vitin 2011 ka fituar çmimin e provincës “Human Rights Award. Një artiste e madhe me zemër akoma më të madhe! Për më shumë, ndiqni bashkëbisedimin me Tringa Rexhepin. ******************************************************************************* Pyetje E dashur Tringa. Si vazhduan ngjarjet më pas , kur u larguat nga Atdheu me dhimbje ne shpirt, sa oporunitet ofroi kanadaja për ju për të vazhduar jetën artistike dhe sa punë ju desh juve per të ecur perpara dhe për të arritur ketu në nivelin profesional që jeni sot? *** Une s’mund ta harrojë kurrë vitin 1999 ku familja ime u detyrua me dhunë të largohej nga shtëpia dhe vendi i saj dhe u vendosën në Kanada. Nuk ishte e lehtë për mua 8 vjeçare dhe familjen time ta fillojnë jetën nga e para në dhe të huaj. Ishte nje mundim , punë e pa lodhur dhe dëshira për te realizuar ëndrat tona Me talentin dhe pasionin tim gjatë viteve të gjimnazit u bëra anëtare e tetë klubeve të shkollës: “Kids Help Phone” (në ndihmë të fëmijëve), “Anti-Smoking” (për të ndaluar duhanin) “African Heritage Club” (shfaqje teatrale për edukimin e kulturës afrikane) etj. Më pas fitova një bursë për të studiuar në shkollën e Teatrit Profesional Neptune Theatre.Në këtë shkollë kam luajtur rolin kryesor në disa drama të Shekspirit dhe kam arritur rezultate të shkëlqyera. Fitoj sërish një bursë tjetër; në Maritime Conservatory of Performing Arts. Në këtë shkollë kam studiuar recitim e piano.Dy vjet më vonë u përzgjodha si mësuese pianoje dhe për të gjithë llojet e muzikës. Ishte nje talent i nderthurur me pune që deri në moshën 18 vjeçare ka luajtur 17 drama në disa teatre profesioniste në Halifax. Ne korin Trebled Youth Vocal Ensemble” në shkollën e mesme kam qenë autorja e krijimit edhe regjisore e korit. Me ketë kor ka kënduar në disa vende të provincës se Nuova Scotia.Ne fushën e artit e muzikës konkurrenca është shumë e madhe dhe vetëm 10 këngëtarë u përzgjodhën për koncertin e David Fosterit “Star Search Atlantic”. Ndërmjet tyre, bëja pjesë edhe une Tringa. Padyshim arrita nje sukses e quaj, David Foster kam zbuluar këngëtarët më të mirë të botës; Celine Dion, Mariah Carey dhe Michael Jackson. Në vitin 2008 kam luajtur 6 episode në serialin kanadez “Soul” në krah të yllit kanadez Keshia Chante. Tringa fitoi edhe bursën për në “June Callwood Harmony Award”, të cilën e fitojnë vetëm 10 studentë në të gjithë Kanadanë. Për këtë arritje, Tringës i ka shkruar edhe Kryeministri Kanadez Stephen Harper. Në vitin 2009 fillon fakultetin Sheridan College në Oakville, Ontario i cili e ka programin më të lartë për aktrim, këndim, dhe vallëzim në të gjithë Kanadanë. Në këtë program janë pranuar vetëm 20 djem e 20 vajza nga 500 studentë. Gjithashtu kam studiuar në New York City në shkollën CAP21 ku ka studiuar Lady Gaga dhe Anne Hathaway. Në vitin 2012 mbarova fakultetin dhe prej kësaj kohe, jetoj në Toronto. Kam marrë pjesë në disa festivale me role kryesore dhe koncerte si: Stephenville Theatre Festival në Newfoundland, Shakespeare By The Sea në Halifax, Segal Centre for the Performing arts në Montreal. Ka kënduar për krah Josh Groban në Air Canada Centre , që është salla më e madhe në Kanada dhe Natalie Weiss. Si këngëtare dhe aktore profesioniste, është anëtare e Equity dhe ACTRA. Gjithashtu, jam anëtare e Kryesisë Shqiptaro - Kanadeze në Toronto prej dy vjetësh. * ** Pyetje.E dashur Tringa, vura re që megjithëse jeni shumë e re, keni një corriculum të pasur që mund ta kenë zili artistë me shumë vite eksperiencë. Ju jeni një artiste shumë e vlerësuar në Toronto. A mund të na thoni diçka më shumë rreth rruges tuaj të suksesit? *** Së pari, më lejoni t’ju falënderoj zonja Liliana për këtë mundësi; të flas për artin dhe aktivitetin tim në shërbim të personave që gjenden në vështirësi. Janë dy procese që i kam parë gjithmonë të lidhur me njëri – tjetrin. Kam luajtur shumë role të rëndësishëm gjatë karrierës sime. Si ajo e rolit kryesor në shfaqjen “Sweeney Todd” në fakultet ku jam diplomuar me honours. Kam marrë çmimin “Leadership Award” , që është çmimi më i madh i fakultetit për punë humanitare. Fakultetin e mbarova në vitin 2012 dhe prej kësaj kohe, jetoj në Toronto. Sapo mbarova fakultetin, kam marrë pjesë në disa festivale me role kryesore dhe koncerte si: Stephenville Theatre Festival në Newfoundland, Shakespeare By The Sea në Halifax, Segal Centre for the Performing arts në Montreal. Kam kënduar për krah Josh Groban në Air Canada Centre , që është salla më e madhe në Kanada dhe Natalie Weiss. Si këngëtare dhe aktore profesioniste, jam anëtare e Equity dhe ACTRA. Gjithashtu, jam anëtare e Kryesisë Shqiptaro - Kanadeze në Toronto prej dy vjetësh. Kam kënduar për festën e pavarësisë me Aurela Gace, Irma Libohova, Shkurte Fejza, Merita Halili. Kam lançuar Cd’- në e parë me 4 këngë në gjuhën angleze. Kënga e parë me titull “Go” u zgjodh si një ndër vokalet me të mirë, top 5, tek “Singer Universe”. Këtë këngë e kam kënduar në Miss Globe 2016. *** Pyetje.Znj.Tringa. Një karrierë e jashtëzakonshme kjo e juaja; të këndosh një këngë tuajën në Miss Globe! Për ju që jetoni larg Shqipërisë dhe me një karrierë të shkëlqyer, besoj se ju ka qëlluar të bëni krahasimin me artin, filmin, muzikën në Shqipëri. Si i shihni ju këto zhanre dhe çfarë mendimi keni? Unë jam shumë krenare që Shqiptarët e Kosovës po arrijnë suksese jashtë Kosovës dhe Shqipërisë. Ashtu siç ishte suksesi i filmit “Shok” në Oscars.Shpresoj e dëshiroj me gjithë zemër tek shanse e suksese të tjera që zëri i shqiptarëve të ndihet fort në të gjithë botën. Ndërsa, për sa skenës muzikore në Kosovë dhe Shqipëri, mund të them që këngëtarët janë me fat dhe unë i lakmoj ne njëfarë mënyre. Përse e them këtë?Sepse këngëtarët në Shqipëri e Kosovë kanë mundësinë të këndojnë drejtpërdrejt nga skena që të jep emocione dhe mundësi të mëdha. Në Kanada është ndryshe: nuk ka programe televizive ku mund të këndosh sidomos “playback”. Duhet të paguash që të dalësh në skenë për t’u bërë i njohur. Këtu muzika është e kontrolluar nga record labels, radio etj.. *** Ju jeni një artiste mjaft e vlerësuar dhe e dashur për publikun. Nje njohje per lexuesin. A ju ndihmon familja dhe a është një mbështetje konstante për zgjedhjet, dhe artin tuaj? *** Është shumë e vështirë të jetosh larg familjes. Kam tre motra dhe dy vëllezër që më mungojnë shume sepse jetojmë larg njëri- tjetrit. Unë jetoj në Toronto ndërsa ata në Halifax dhe Zvicër. Por kam mbështetjen dhe përkrahjen e tyre të plotë edhe pse nuk janë me mua. Të gjithë pa përjashtim më kanë mbështetur në zgjedhjet e mia. Ishte pikërisht familja ime, prindërit e mi që më brumosën me dashurinë për artin, recitimin e muzikën. E gjithë familja ime më dhuron dashuri, energji, përkrahje, kurajë që të vazhdoj të eci përpara në realizimin e dëshirave dhe ëndrrave të mia. *** Nuk është e lehtë të besh art në një vënd perëndimor dhe të qytetëruar si Kanadaja “profesioniste e lirë”. Sa e apasionuar është Tringa për këtë profesion, artin,sa ndjehet e realizur në këtë fushë? Karriera e artit është më shumë se vetëm punë. Është pasion, dashuri, lumturi, emocion... Nuk mund të mendoj të bëj asgjë tjetër në jetën time. Karriera ime nuk bazohet tek pasuria që kam edhe pse deri tani e kam jetuar bukur jetën time me të ardhurat e mia. Jap mësim për muzikë, ushtroj këngëtarë të tjerë nëpër shfaqje të ndryshme, koncerte teatër etj...Dëshira dhe dashuria për artin është pasuri për mua. Kur krijoj, shkruaj, luaj në teatër apo në koncerte ndihem e lumtur. Jam shumë krenare për atë që kam arritur deri tani, por unë e shoh veten time ende sikur jam në fillim të një udhëtimi shumë të gjatë. Unë, si natyrë jam një perfksioniste kështu kërkoj vazhdimisht të përmirësohem, të shkoj përpara edhe duke mësuar gabimet e së shkuarës. Jetoj jetën time normalisht duke bërë diçka që me pëlqen shume. Besoj se kjo është një ëndërr e çdokujt dhe unë jam shumë e lumtur që kam arritur deri këtu. Me punë, me vetmonim, me mbështetjen e madhe të familjes sime. *** Pyeje.Znj Tringa .Sa jeni ju e lidhur me komunitetin shqiptaro-Kanades, sa sociale jeni, dhe ç’fare kontributi jepni ne rrafshin humanitar në lidhje me problemet e tyre shëndetsore apo probleme të tjera? *** Por jam një person shumë i ndjeshëm ndaj problemeve sociale dhe jepem me mish e me shpirt për të ndihmuar të tjerët. Me grupin tim të muzikës xhas “Smooth Ease” ku jam është soliste, kam dhënë disa koncerte ku ka janë mbledhur me mijëra dollarë në ndihmë të të varfërve, konvikteve, grave , fëmijëve, për disa shkolla në Afrikë, në luftën kundër tumorit... Në vitin 2009, me klasën e saj, mblodhi mbi 13000 libra për Keystone Secondary School ne Uganda, Afrika. Për ketë vepër humanitare kanë shkruar dhe kanë dhënë programe televizive gazetat dhe televizionet më të njohura në Kanada si CBC National dhe CTV. *** Pyetje.Znj.Tringa Projektet tuaja relizohen dhe kanë sukses sepse ato përgatiten me shumë punë dashuri e pasion te madh për artin. Jeni gjithmonë në udhëtime në Kanada me koncertet dhe shfaqjet tuaja? *** Në prill kam lançuar EP (CD me format të shkurtër) dhe kam dhënë një koncert në Toronto me këngët e koleksionit tim që e kam shkruar dhe kompozuar. Këto këngë janë shfaqur edhe në disa kanale Shqiptare, Kanadeze, website dhe në Televizionin Kanadez. Më pas kam qenë 2 muaj në Montreal në Kanada ku kam luajtur në muzikal teatër në shfaqjen “I Love You You’re Perfect Now Change”. Gjatë kësaj vere do të kompozoj këngët e mia për albumin e parë të plotë. *** Pyetje.Znj Tringa. Si eshte komunikimi juaj me vendin tuaj, sa mall ndjeni, dhe sa shpesh e vizitoni vëndlindjen tuaj? *** Pa dyshim qe eshte vendi im, zemra ime , ku kalova fëmijrine time dhe pashë plagët e tmerrshme te luftës, qe s’mund te harrohen kurrë. Vendi ku mora mësimet e para , u rrita me dashuri për vëndin njerzit dhe gjithshka te bukur për loke Kosovën. Dëshiroj ta shoh te lumtur vendin tim dhe gjitmonë ne zhvillim. Kam qenë në vitin 2013/2014, por këto dy vite kam qenë shumë e angazhuar në Kanada. E kam në plan me e vizituar këtë vit! * Së fundmi a mund të jepni një mesazh për Organizatën që unë drejtoj “Gruaja Shqiptare në Botë”? Unë ju falënderoj ju zonja Liliana që nëpërmjet Organizatës “Gruaja Shqiptare në Botë”, jeni shndërruar në një dritare nga ku mund të shohim të mirat, të zonjat, të paepurat, të suksesshmet gratë shqiptare në të gjithë botën. Ju falënderoj që më bëtë pjesë e këtij projekti të nderuar! * Faleminderit ju Znj. Tringa dhe ju uroj suksese pa fund! Dr.Liliana PERE